Në përpjekje për të larguar atë, shoferi frenon një moment, zbret nga automjeti dhe e tërheq policin, e më pas futet sërish në timon. Punonjësi i vendosur hidhet sërish mbi makinë. Këtë herë, drejtuesi nuk ndalon më, por me policin mbi makinën e tij udhëton për disa kilometra, deri kur kapet nga policia, raporton Tch.
Ai u përpoq t’i shpëtonte kontrollit policor për mungesë të dokumentacionit për të punuar në shërbimin taksi. Tashmë ndaj tij rëndojnë akuza më të rënda që mund ta mbajnë me muaj e deri në vite burgim.