Editorial: Gjërat që fitoi Spanja në KK

Padyshim kombëtarja më e suksesshme e viteve të fundit sa i përket futbollit, u zhgënjye dje në finale e Kupës së Konfederatave kundër Brazilit, ku u deklasua me rezultat 3-0, por kjo nuk është diqka për tu demoralizuar, pasi veqsport.com më poshtë sjellë 5 gjëra të mira që ka marrë La Roja nga ky turne.

Më poshte do të sjellim gjërat positive, që mund të ketë marrë Spanja nga ky turne, për botërorin e vitit 2014.

Rrotacion

Spanja me ndeshjen që tregoi në finale ndaj Brazilit dhe në gjysmëfinale ndaj Italisë, mund të ketë vërejtur shumë qartë që është shumë largë nga ajo Spanja që jemi mësuar ta shohi viteve të fundit. Janë vërejtur shumë lodhje të lojtarëve, mungesë koncentrimi dhe vullneti për fitore.

Sidoqoftë, mund të themi se kjo është një gjë e mirë, pasi ndodhi 1 vit me herët se fillimi i Botërorit 2014. Tashmë Vicente Del Bosque e di shumë mirë se me këtë lojë, nuk do të mund të arrijë asgjë në Kampionatin Botëror, dhe pritet të bëjë një rrotacion mjaftë të mirë, nji vit para fillimit të botërorit, ku do të ketë kohë të adaptojë edhe lojtarë tjerë të rinjë. Një pikë tjetër është se tashmë, Spanja është njohur direct me klimën e Brazili, me stadiumet dhe me atmosferën, që tashmë nuk do të jenë të panjohura në vitin tjetër.

Një sulmues të ri

Spanja nga Kupa e Konfederatave ka vërejtur shumë mirë që i duhet një sulmues i ri dhe i freskët, pasi tashmë David Villa dh Fernando Torres janë të ‘harxhuar’. Spanja që nga tani në krye të Vicente Del Bosques, do të jetë duke menduar që në krye të skuadrës të vë ndonjë emër të ri, teksa nëse forma e Fernando Llorentes te Juventusi në sezonin e ri të jetë e mirë, atëherë ai do të jetë kryesori në sulmin e La Rojas.

Roberto Soldado është treguar në disa ndeshje mjaftë i mirë, por ja aq sa të keshë një besim të plotë te ai.

Pasardhës të fortë

Xavi, Andres Iniesta, David Villa, të gjithë këta tashmë duken të lodhur, dhe nuk kanë forcë për të luftuar shumë, sidomos pas një viti.

Lajmi i mirë këtu për Spanjën është se, këta emra që i përmendim më lartë dhe disa tjerë, kanë pasardhës të fortë të cilët janë duke shkëlqyer me klubet përkatëse nëpër Europë, si Javi Martinez, Santi Cazorla apo edhe Juan Mata, të cilët priten të kenë barrën kryesore në Botërorin e 2014. Martinez me Sergio Busquetsin, mund të krijojnë një dyshe shkatërrues në mesfushë, duke mos harruar këtu dhe disa emra tjerë të fortë të cilët do të jenë prapa tyre.

Ende më të mirët!

Finalja kundër Brazilit, e ka parë  një Spanjë teper të lodhur, kundër mikëpritësit të cilët kishin 1 milionë aryse më shumë për të fituar takimin, sesa vizitorët nga Europë,të cilët nuk dukeshin të dashuruar, pasi këtij trofeu.

Spanja në ndeshjet grupore, si ndaj Uruguait dhe ndaj Nigerisë ka treguar se është ende më e mira, duke luajtur lojën e pastër të saj. Me mentalitetin që e kishin në ndeshjet e para, Spanj ka treguar që është ende e paprekshme, pavarësisht se humbi në finale, kundër një klubi tejet entuziast.

Kundërsharët e zbuluar

Tashmë Spanja e di shumë mirë se Brazili mund të jetë njëri ndër kundërshtarët kryesorë për Botërorin e 2014-tës, dhe është një gjë shumë e mirë, pasi La Roja e mësoi këtë emër një vit para fillimit të turnout të madh. Tashmë Spanja, ka një vit kohë për tu përgatitur, dhe mund të analizojë shumë mirë humbjen e djeshme, dhe pikat e dobëta që i pati në këtë takim.

Brazili nuk është treguar shumë i fortë, para fillimit të Kupës së Konfederatave, por pas këtij turneu, doli me një fotografi tjetër, ku tërë skuadrat do të kenë frikë, dhe do të përgatiten më mirë.

Si mendoni për këto pika? Sa janë të sakta? Keni ndonjë mendim të ndryshim? Shprehuni lirisht në hapësrën për komente