Siç edhe u prit, Kelmendi pati punë jashtëzakonisht të vështirë ndaj Mirandës e cila konsiderohej pak më shumë favorite se xhudistja jonë.
Mirëpo, kjo nuk i bëri përshtypje xhudistes sonë e cila ishte plotësisht e koncentruar dhe e dinte shumë mirë se për çka kishte marrë pjesë në këtë kampionat. Gjatë gjysmës së luftës, Majlinda arriti ta hedh në tokë Mirandan me një ‘wazzari’ dhe pastaj e bllokoi atë në tokë deri sa gjyqtari i ndeshjes e shpalli fituese të finales.
Majlinda nuk i besonte veshëve të saj kur e dëgjoi dongun e përfundimit të duelit dhe pastaj kur e kuptoi se çfarë kishte arritur, filloi të kërcente dhe të festonte si e çmendur, e më pastaj shkoi për ta përqafuar trajnerin e saj, Driton Kukën.
Kjo është një fitore jashtëzakonisht e madhe për shqiptarët anë e mbanë botës, pasi që sonte Majlinda nuk ka fituar vetëm për vete por për të gjithë shqiptarët që e kanë ndjekur atë dhe e kanë mbështetur hap pas hapi.
Xhudistja e njohur Majlinda Kelmendi me sukses e ka kaluar edhe një pengesë në Kampionatin Botëror të Xhudos që po zhvillohet në Rio de Janiero dhe është kualifikuar në finale të këtij evenimenti.
Krenaria e sportit kosovar ka mposhtur portugezen, Joana Ramos, me ippon në rrethin e dytë të këtij kampionati, derisa në rundin e tretë mundi francezen Priscilla Gneto.
Krenaria e sportit kosovar ka mposhtur portugezen, Joana Ramos, me ippon në rrethin e dytë të këtij kampionati, derisa në rundin e tretë mundi francezen Priscilla Gneto.
Në raundin e tretë xhudistja kosovare e mposhti gjermanen Mareen Kraeh, duke e hedhur në dysheme me ippon vetëm 28 sekonda pa përfunduar dueli mes tyre. Me këtë fitore, Majlinda doli fituese e kategorisë A dhe u desh të ndeshet me fituesen e kategorisë B, rivalen e vjetër të saj, Yuki Hashimoton.
Kjo njëherësh ishte gjysmëfinalja e Kampionatit Botëror të xhudos, të cilën xhudistja jonë edhe një herë na gëzoi zemrat duke triumfuar edhe kësaj radhe. Ajo ia doli me plot mund ta fitonte këtë duel dhe në fund u emocionua aq shumë saqë filloi edhe të qaj.
Krenaria e Kosovës, tashmë ka arritur në finalen e madhe të Kampionatit Botëror dhe aty do të ndeshet me një xhudiste tjetër tejet të fortë, Erika Miranda nga Brazili.
Telegrafi është duke e ndjekur hap pas hapi përformancën e Majlindës në këtë garë dhe pas pak do të fillojë dueli final, për të cilin do t’ju informojmë detajisht